DFB POKAL
Bayerni nuk lejon befasi
10 February, 2016 @22:01
Pas Werderit, Dortmundit dhe Herthës së Berlinit, Bayerni është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Gjermanisë.
Bayerni nuk ka lejuar befasi dhe ka mposhtur Bochumin me rezultatin 0-3. Golat u shënuan nga Lewandowski (2) dhe Thiago Alcantara. Gjërat për bavarezët u lehtësuan edhe më tepër pas kartonit të kuq të mbrojtësit Simunek, i cili shkaktoi penallti, mirëpo ajo u shpërdorua nga Thomas Muller.
Çiftet gjysmëfinaliste u përcaktuan në shortin e mbajtur menjëherë pas ndeshjes dhe ato janë:
Hertha Berlin - Borussia Dortmund, dhe
Bayern Munchen - Werder Bremen.
Faza gjysmëfinale nuk ka ndeshje kthyese, ndërsa duelet që do t’i përcaktojnë finalistët do të zhvillohen më 19/20 prill.