NDESHJE MIQËSORE
Barazim me ekipin nga liga e tretë
10 February, 2016 @19:57
Në përballjen e zhvilluar në Kuçovë, Prishtina ka barazuar ndaj mikrpritësit Naftëtari sot 1-1. Naftëtari që garon në ligën e tretë të Shqipërisë (Kategoria e Dytë), ishte më kërkuese në fillim, por Prishtina balancoi gjithçka me kohë për të krijuar raste të shumta, derisa barazoi shpejtë përmes Liridon Ahmetit nga gjuajtja e lirë.
Më pas edhe pse bardhekaltërit dominuan goli nuk erdhi dhe skuadrat u ndanë miqësisht me barazim.