MIQËSORE
Vëllaznimi barazon ndaj Gjilanit
10 February, 2016 @15:50
Në ndeshjen e tretë kontrolluese para fillimit të stinorit pranveror, Vëllaznimi ka barazuar ndaj Gjilanit, në ndeshjen e zhvilluar në fushën ndihmëse të skuadrës gjakovare. Pas barazimit me Prishtinën dhe pas fitores ndaj 2 korrikut, ky ishte testi i tretë i skuadrës gjakovare, e cila ishte një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të janarit.
Për vendasit shënoi kapiteni Valon Kasapi, kurse rezultati u barazua nga Betim Haxhimusa dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.
Vlen të përmendet fakti që skuadra gjilanase, e cila ndodhet 2 pikë larg kreut dhe synon titullin e Superligës, u prit vëllazërisht në Gjakovë. Skuadrat patën një drekë të përbashkët dhe më pas futbollistët dhe kryesia e Gjilanit vizituan ambientet e administratës së FC Vëllaznimit.