RISI TE PRISHTINA
Thaçi, menaxher i Prishtinës
10 February, 2016 @19:29
Ekipi i Prishtinës përveç përforcimeve në ekipin e parë, sot ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me ish trajnerin e Trepçës’89, Arsim Thaçin, i cili do të jetë tash e tutje drejtor i Akademisë së klubit si dhe do të kryejë edhe rolin e menaxherit profesional.
“Falenderoj Prishtinën për besimin dhe mundësinë, për të kultivuar një filozofi të re. Projektin do t’ua prezentoj në vijim, ndërsa dua të sqaroj se këtë projekt nuk e kam bërë unë, por kështu funksionojnë të gjitha klubet europiane,” ka thënë Thaçi me tu prezentuar në detyrën e re të tij, shkruan faqja zyrtare e klubit bardhekaltër sot.