Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN DOMINANT

Bayerni siguron çerekfinalen duke eliminuar Parisin

Bayerni siguron çerekfinalen duke eliminuar Parisin


8 March, 2023 @23:03

Bayern ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të së tetës së finales ndaj Paris St Germainit duke fituar sonte 2-0 [Choupo-Moting 61, Gnabry 89] dhe në total të bëj rezultatin 3-0, për të eliminuar parisienët me yjet e “plakura” në ekip.

Mbrojtja e Bayernit ka qenë në nivel tepër të lartë sonte, derisa nuk kanë lënë të lëvizin sulmuesit e rrezikshëm të parisienëve, e në pjesë të dytë kanë shënuar me Choupo-Motingun dhe krejt në fund me rezervistin Serge Gnabry për fitore dhe sigurimin e një vendi në tetë më të mirët e garës.

Paris St Germain për të dytin stinor radhazi eliminohet në të tetën e finales, ndërsa Bayerni tash pret shortin për të mësuar rivalin çerekfinal në Ligë të Kampionëve.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Champions League