Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Beciragic: Kështu s’guxojmë të luajë në ndeshjet e radhës

Beciragic: Kështu s’guxojmë të luajë në ndeshjet e radhës


8 April, 2021 @11:34

Trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beciragic, ka qenë i kënaqur me lojën e skuadrës, por vetëm atë të paraqitur në pjesë të dytë të ndeshjes ndaj Prishtinës.

Golden Eagle Ylli ka startuar me fitore në Ligën Unike duke mposhtur Prishtinën, që befasisht luajti pa lojtarët e huaj në ekip dhe u mposht me 17 pikë dallim, 87-70.

Mirëpo, trajneri i suharekasve ka thënë se loja e pjesës së parë nuk guxon të përsëritet në ndeshjet e vështira që presin skuadrën, pasi që kundërshtarët më të fortë, do t’i dënojnë ata.

“Së pari urime Prishtinës dhe trajnerit të tyre për lojën e treguar. Ne do të pushojmë të enjten pastaj do të shohim përgatitjet për ndeshjet e radhës, pasi që kemi lojëra të rëndësishme. Do të shikojmë mundësinë për të dalë direkt në gjysmëfinale të PlayOffit,” ka thënë Beciragic pas ndeshjes, duke aluduar më shumë në përballjen e fundit që e kanë në Superligë ndaj Rahovecit, rivalit direkt për këtë pozitë.

Ai ka treguar se prej se ka arritur aty është duke bërë përgatitje të veçanta për secilën ndeshje. Mirëpo, kjo ndaj Prishtinës së fundi nuk ka funksionuar.

“Ne u përgatitëm shumë për Prishtinën dhe kishim bërë plane si të ndalim Nigelin dhe lojën e tij, por Prishtina doli pa të huaj dhe na befasoi, që na shtyu të ndërrojmë lojën. Edhe kjo ishte vështirë, pasi që ne u desht të ndërrojmë taktikë përgjatë ndeshjes,” ka shtuar ai.

Ndërsa sa i përket lojës dhe përqindjes së shutit ai ka qenë i qartë. Pjesa e dytë dukshëm më e mirë për Golden Eagle Yllin.

“Shumë më thjeshtë kemi luajtur në pjesë të dytë dhe arrinim te pikët. Në pjesë të parë kemi humbur shumë mundësi për të dalë shpejt fast-break. Mundësi kemi pasur, por nuk i kemi përdorur, e kjo mund të na revanshohet ndaj kundërshtarëve më të fortë. Pas pushimit menjëherë do të nisim përgatitjet për Rahovecin në Superligë, e pas kësaj për duelin gjysmëfinal të Ligës Unike,” ka thënë Beciragic në fund.

Kujtojmë, Ylli në Superligë është duke luftuar për pozitë të dytë në renditje. Deri në fund të stinorit është edhe një xhiro. Dhe ndeshja do të vendoset ndaj rivalit direkt për këtë pozitë, ndaj Rahovecit. Të dyja skuadrat kanë bilans 17-10 dhe fituesi i përballjes do të sigurojë gjysmëfinalen e PlayOffit, ndërsa humbësi do të duhet të luajë edhe çerekfinale.

Në anën tjetër, suharekasit me fitore ndaj Prishtinës në çerekfinale të Ligës Unike kanë siguruar gjysmëfinalen ku do të ndeshen ndaj Goga Basketit. 


PAS NDESHJES

Malinkov: Ka qenë vendim të mos luajnë amerikanët

Liga Unike/FBK Superliga

Malinkov: Ka qenë vendim të mos luajnë amerikanët

08/04/21 @ 00:01

VUSHTRRIA - DRITA

Drita fiton me rezultat zyrtar

FBK Liga e Parë

Drita fiton me rezultat zyrtar

07/04/21 @ 23:47

FERONIKELI - LIPJANI

Lipjani bie në Ligën e Dytë

FBK Liga e Parë

Lipjani bie në Ligën e Dytë

07/04/21 @ 23:40

VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights nga ndeshja Prishtina - Ylli

Liga Unike

Highlights nga ndeshja Prishtina - Ylli

07/04/21 @ 23:04

BIBL

Treshja kosovare referoi në super ndeshjen e BIBL

Balkan League

Treshja kosovare referoi në super ndeshjen e BIBL

07/04/21 @ 22:54

LIGA UNIKE

Çiftet gjysmëfinaliste dhe orari i ndeshjeve në Ligën Unike

Liga Unike

Çiftet gjysmëfinaliste dhe orari i ndeshjeve në Ligën Unike

07/04/21 @ 21:48

PAS NDESHJES

Trajneri i Goga Basket: Ëndrra u bë realitet

Liga Unike

Trajneri i Goga Basket: Ëndrra u bë realitet

07/04/21 @ 21:14

PAS NDESHJES

Trajneri i Tiranës tregon arsyet e humbjes në çerekfinale

Liga Unike

Trajneri i Tiranës tregon arsyet e humbjes në çerekfinale

07/04/21 @ 20:57

SIGAL PRISHTINA - GOLDEN EAGLE YLLI

Ylli në gjysmëfinale, mposhtë Prishtinën e përgjysmuar

Liga Unike

Ylli në gjysmëfinale, mposhtë Prishtinën e përgjysmuar

07/04/21 @ 20:25

Ç3: PRISHTINA - YLLI

Ylli arrin epërsinë maksimale përballë Prishtinës

Liga Unike

Ylli arrin epërsinë maksimale përballë Prishtinës

07/04/21 @ 20:15

NDAHET ME KAMPIONIN

Ku do të shkojë Valon Bunjaku?

Liga Unike/FBK Superliga/International/Transfere

Ku do të shkojë Valon Bunjaku?

28/06/21 @ 16:13

INTERVISTA E EDOS PËR FBK

Edo me mezazh për fëmijët që e duan basketbollin

Liga Unike/FBK Superliga/Balkan League/International

Edo me mezazh për fëmijët që e duan basketbollin

21/06/21 @ 15:12

VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights nga ndeshja Peja - Ylli

Liga Unike

Highlights nga ndeshja Peja - Ylli

14/04/21 @ 23:50

TEAM OF THE FINAL

TOP 5-shja e finales së Ligës Unike

Liga Unike

TOP 5-shja e finales së Ligës Unike

14/04/21 @ 23:06

VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights nga ndeshja Rahoveci - Goga Basket

Liga Unike

Highlights nga ndeshja Rahoveci - Goga Basket

14/04/21 @ 22:07

LIGA UNIKE

Erjon Kastrati MVP i Ligës Unike

Liga Unike

Erjon Kastrati MVP i Ligës Unike

14/04/21 @ 21:47

LIGA UNIKE

Berisha: Jemi kampion mbarë kombëtar, ky është vetëm fillimi

Liga Unike

Berisha: Jemi kampion mbarë kombëtar, ky është vetëm fillimi

14/04/21 @ 21:24

PEJA - YLLI

Golden Eagle Ylli, kampioni i parë dhe historik i Ligës Unike

Liga Unike

Golden Eagle Ylli, kampioni i parë dhe historik i Ligës Unike

14/04/21 @ 21:03

PEJA - YLLI

Ç3: Ylli në epërsi ndaj Pejës, edhe 10 minuta lojë

Liga Unike

Ç3: Ylli në epërsi ndaj Pejës, edhe 10 minuta lojë

14/04/21 @ 20:28

PEJA - YLLI

Rezulltati i ngushtë, mbyllet pjesa e parë

Liga Unike

Rezulltati i ngushtë, mbyllet pjesa e parë

14/04/21 @ 19:53


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike