Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Bekteshi beson në 3 pikë para ndeshjes me Arbërinë

Bekteshi beson në 3 pikë para ndeshjes me Arbërinë


18 February, 2021 @21:52

Futbollisti i Prishtinës, Leotrim Bekteshi, ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të bardhekaltërve, duke dhënë komente para ndeshjes kundër Arbërisë që do të luhet nesër.

Bekteshi tha se në kët ndeshje synimi i vetëm do të jetë fitorja dhe vazhdimi i serisë së fitoreve.

“Të gjithë futbollistët jemi të vetëdijshëm që ndaj Arbërisë nuk kemi rrugë tjetër veç për të shkuar për të fituar ndeshjen. Jemi 13 ndeshje me rezultate pozitive, duam të vazhdojmë këtë seri pozitive dhe këtë më së shumti e bazoj te forma e lartë e jona. Jemi të kompletuar dhe po na mbizotëron atmosferë e shkëlqyer në skuadër. Kam besimin e plotë që nga kjo përballje do të dalim me pikë të plota,” tha mbrojtësi bardhekaltër.

Ndeshja mes Arbërisë dhe Prishtinës do të luhet të premtën më 19 shkurt në stadiumin e qytetit në Ferizaj, duke filluar nga ora 13:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga