Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EVERTON 3-1 BURNLEY

Benitez bashkangjet Evertonin treshes kryesuese

Fotot: premierleague.com

Benitez bashkangjet Evertonin treshes kryesuese


13 September, 2021 @23:02

Manchester United, Chelsea, Liverpool e prej sonte edhe Everton. Këto janë katër skuadrat që pas katër xhirove kanë arritur dhjetë pikëshin në Premier Ligë, me tri fitore e një barazim.

Rafael Benitez, përkundër se pa transfere impresionuese ka arritur që të komponojë skuadrën në atë mënyrë që ekipi të arrijë te fitorja, përkundër disavantazhit si sonte.

Townsend

Everton mposhti BurnleyGoodison Park, 3-1 [Keane 60, Toënsend 65, Gray 66 - Mee 53], duke përmbysur epërsinë e mysafirëve, brenda 30-minutave të fundit të ndeshjes.

Andros Townsend me një gol e një asistim, si dhe Abdoulaye Doucoure me dy asistime, ishin më të dalluarit në përballje.

S’është hera e parë që Everton po përmbys, pasi që të njëjtën ia kishte shkaktuar edhe Southamptonit në xhiron e parë. Ndërsa, për herë të parë që prej dhjetorit të kaluar Everton po fiton dy herë radhazi në shtëpi!

E se a do të mund të mbajë hapin tutje, Everton pritet ta kuptojë në xhirot e radhës.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League