Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA

Benitez në krye të Chelseat

chelseafc.com

Benitez në krye të Chelseat


21 November, 2012 @12:35

Rafael Benitez zyrtarisht është emërtuar kryetrajner i Chelseat, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e klubit londinez.

Ish trajneri i Liverpoolit dhe Interit, ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij stinori për ta drejtuar Chelsean. Spanjolli do të jetë pasardhësi i italianit, Roberto Di Matteo, i cili ishte shkarkuar më parë.

Di Matteo vitin e kaluar arriti suksese të mëdha me Chelsean, duke u bërë kampion në Ligën e Kampionëve dhe duke e fituar Kupën FA. Por pas rezultateve të dobëta në këtë stinor dhe humbjes së fundit kundër Juventusit, sukseset e vitit të kaluar u harruan shpejtë nga drejtuesit e klubit.

Tashmë trajneri i ri i Chelseat, 52 vjeçari Benitez, së fundi ka qenë trajner i Interit, ndërsa përveç Liverpoolit ka udhëhequr edhe skuadra të ndryshme spanjolle si Valencia, Osasuna Valladolid dhe të tjerë.


 
Të gjitha lajmet nga