BRENDA CHELSEAT
Abramovich s’fal
22 November, 2012 @12:30
Roman Abramovich ka disa kërkesa të cilat nuk mund të refuzohen. Në rast të refuzimit të tyre pason shkarkimi i kryetrajnerit.
Ky ka qenë lajmi sot të cilin e ka botuar The Sun. Duke e analizuar në hollësi arsyen e shkarkimit të Di Matteos nga banka e Chelseat.
Sipas tyre, italiani ka qenë i paralajmëruar që do të shkarkohet nëse nuk e fut në lojë transferin 50 milionë funtesh, Torres. Ndërsa Di Matteo nuk e ka përfillë këtë.
E Torres ka qenë shkaku kryesor i shkarkimit të Andre Villas Boas si dhe Carlo Ancelottit para Di Matteos. E sipas autorit të shkrimit, Steven Howard, e njëjta ka ndodhur edhe me Jose Mourinhon për shkak të Andriy Shevchenkos. Morinho asnjëherë nuk e ka dëshiruar ukrainasin në ekip, derisa Abramovich ka qenë i prerë: ai është njeri i imi dhe më ka kushtuar 30 milionë funta. Që prej asaj kohe Mourinho asnjëherë nuk ka qenë në raporte të njejta me Abramovichin, prej së cilës ka rrjedhë edhe shkurorëzimi me blutë.
Vetëm Torresit i ka rënë ndërmend të ankohet gjatë festimit të trofeut më të madh në histori të klubit
E sa për karakterin e Torresit, ai është i tipit: unë, unë dhe unë. Derisa Chelsea festonte trofeun më të madh të fituar në histori të klubit stinorin e kaluar, Ligën e Kampionëve, Torres ankohej pse nuk i ishte dhënë mundësia të shutonte penalltinë!
E Torres kohën më të mirë në Angli e ka kaluar nën udhëheqjen e Rafael Benitezit në Liverpool. Kush është tash trajner i ri i Chelseat?!