SULMUESI I TRANSFERUAR KËTË STINOR
Berbatovci, sjell fitoren për Lirinë
18 November, 2015 @15:08
Sulmuesi i ardhur këtë verë nga Prishtina te Liria, Florim Bërbatovci, ka shënuar golin e vetëm dhe vendimtar për ekipin e Erdogan Celinës sot.
Liria ka mposhtur Istogun 1-0 edhe pse në terren është luajtur një lojë ku ka pasur raste nga të dyja palët dhe mundësi për të shënuar çdonjëra.
Në fillim Istogu ka tentuar përmes Mensur Durakut nga gjuajtja e lirë dhe Arbër Hoxhës pas një depërtimi të tij në zonë, por në të dyja rastet Armend Ruxhi ka qenë në vend.
Më pas Liria ka marrë iniciativën dhe në rastin e parë konkret, Bërbatovci ka shënuar për epërsinë, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Pjesa e dytë kaloi kryesisht me raste të Lirisë, por asnjëri nuk arriti të shënojë nga tentimet, derisa më afër golit u duk Dardan Rogova, që qëlloi shtyllën e mysafirëve.