AUSTRALI
Berisha bën lider Melbourne Victoryn
13 March, 2015 @12:29
Sulmuesi shqiptar i Melbourne Victory, Besart Berisha, ka shënuar dy gola tjerë për ekipin e tij sot, për të ngritur atë në vend të parë të elitës së futbollit australian.
Melbourne ka mposhtur si mysafir Western Sydneyin 0-3, derisa Berisha shënoi golin e parë dhe të fundit për skuadrën e tij, për t’i ngritur ata në krye të tabelës me 37 pikë, sa ka edhe Perth Glory, por që gjindet në pozitën e dytë për shkak të golaverazhit më të dobët sesa ekipi i Berishës.
Me golat e shënuara sot, Berisha ka ngritur kuotën e golave në 11 në kampionatin e Australisë, derisa lider i golashënuesve në këtë vend është austriani, Marc Janko, me 13 gola të shënuara.