STINORI PRANVEROR
Të dielën, fillon lufta për Superligë
13 March, 2015 @9:29
Pas shtyerjes një javore të fillimit të Ligës së Parë për shkak të motit të keq që mbretëroi në vendin tonë gjatë javës së kaluar, këtë fundjavë nis Liga e Parë e Kosovës.
Llapi që arriti çerekfinalen e Kupës së Kosovës në ndeshjen e ‘lloqit’ ndaj Prishtinës, pret Flamuartarin, për fillim të mbarë.
Ndër skuadrat më të përgatitura, Liria, pret Ramiz Sadikun, derisa pretendenti tjetër për Superiligë, Gjilani është nikoqir i Ulpianës.
Lufta kryesore për Superligë pritet të zhvillohet ndërmjet këtyre ekipeve, derisa në anën tjetër, Ulpiana dhe Lepenci do të mundohen të mbijetojnë edhe një stinor në Ligë të Parë, pasi nuk i kanë punët mirë.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së parë të stinorit pranveror të Ligës së Parë zhvillohen të dielën me fillim në ora 13:00.
TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS