VIDEO
Humb vetëdijen për të mos u përjashtuar!
12 March, 2015 @20:00
Sot në ndeshjen ndërmjet skuadrës ekuadoriane, Barcelona, dhe asaj nga Kolumbia, Atletico Nacional, që u zhvillua në kuadër të Kupës Libertadores të Amerikës Jugore, ndodhi një rast interesant dhe po aq i rrallë.
Në një kundërsulm të shpejtë të skuadrës kolumbiane, portieri i Barcelonës, Maximo Banguera, doli nga porta për ta parandaluar sulmin, mirëpo ndërhyrja e tij e pakontrolluar e la futbollistin kundërshtar në tokë. Duke e vërrejtur ndërhyrjen e tij të pakontrolluar, portieri gjithashtu mbeti në tokë duke mos lëvizur fare, derisa gjyqtari i ndeshjes veç se e kishte bërë gati kartonin e kuq për t’ia treguar atij. Edhe pse portieri rrinte pa lëvizur, kjo nuk i la aspak përshtypje gjyqtarit, i cili priti derisa të zgjohet portieri për ta ndëshkuar atë.
Kartoni i kuq erdhi në minutën 90’ të ndeshjes, ndërsa vetëm pak minuta më vonë skuadra e Atletico Nacional e shënoi golin e fitores për të triumfuar me rezultat 2-1.
Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme.
Video