STAMFORD BRIDGE
Mbrojtësit e shtrenjtë të Parisit, eliminojnë Chelsean
11 March, 2015 @23:01
Paris St Germain ka siguruar çerekfinalen pas një ndeshjeje tejet luftarake ndaj Chelseat në Stamford Bridge.
Mbrojtësit e Paris St Germainit me golat e tyre, në fund të 90 minutëshit dhe në fund të vazhdimeve kanë siguruar t’i lënë gojëhapur djelmoshat e Jose Mourinhos.
90 minuta lojë nuk mjaftuan për të gjetur çerekfinalistin e ndeshjes së tensionuar ndërmjet Chelseat dhe Paris St Germainit.
Një karton i kuq i dhënë ndaj Zlatan Ibrahimovicit në fillim të ndeshjes, la parisienët me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 30-të e ndeshjes.
Rastet erdhën më vonë nga të dyja palët, por gola nuk kishte, deri në dhjetëminutëshin e fundit të ndeshjes.
Chelsea kaloi në epërsi pas një tollovie në zonën parisiene, por shumë shpejtë barazoi ekipi françez për të çuar ndeshjen në vazhdime, pasi që edhe në Parc des Princes ndeshja kishte përfunduar 1-1.
Eden Hazard kaloi përsëri në epërsi Chelsean gjatë vazhdimeve, duke shënuar nga penalltia. Por për ajkën e mbrëmjes u përkujdes Thiago Silva, që barazoi në 2-2 për të gëzuar tejmase tifozërinë parisiene.
Me rregullin e golit si mysafir, Paris St Germain arrin çerekfinalen duke u plasuar në tetëshen më të mirë të Europës për këtë stinor, pas Real Madridit, Bayern Munchenit dhe Portos.
L’incroyable tête de Thiago Silva qui qualifie… by BuzzVid