KUPA E KOSOVËS
Ferronikeli, lehtë në çerekfinale
11 March, 2015 @14:58
Ferronikeli me lojë bindëse ka eliminuar kampionin aktual të Superligës, Kosovën e Vushtrrisë, nga garat e mëtutjeshme të Kupës së Kosovës.
Djelmoshat e Gani Sejdiut janë treguar shumë të rrezikshëm në ndeshje dhe kanë arritur t’i konkretizojnë rastet për të shënuar fitore të thellë 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Përparim Thaçi të Prizrenit, për tu kualifikuar në çerkefinale të Kupës dhe për të vazhduar aventurën e mbrojtjes së trofeut.
Egzon Gashi ka debutuar sot për Ferronikelin prej se erdhi nga Besa dhe ka përshëndetur tifozët me një gol spektakular. Derisa atij mangu nuk i mbeti as Qemal Elshani, që shënoi maestralisht për të eliminuar kundërshtarin e radhës në Kupë.