CR7
Golashënuesi më i mirë në histori të kupave europiane
11 March, 2015 @0:27
Portugezi i Real Madridit, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër Schalkes, Cristiano Ronaldo, ka thyer një tjetër rekord individual.
Ronaldo falë dygolëshit të shënuar, ka arritur ta tejkalojë legjendën e Realit, Raul Gonzalez, në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kupave europiane.
Raul, i cili gjatë karrierës së tij ka shënuar 77 gola në kupat europiane, tani renditet si golashënuesi i dytë më i mirë në histori pas Ronaldos që tani ka një gol më shumë, derisa në ndjekje të afërt të kësaj dysheje është argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi, me 76 gola.
Golashënuesit më të mirë në histori të kupave europiane
1 | Cristiano Ronaldo (Sporting Lisbon, Manchester United, Real Madrid) | 78 gola | ||
2 | Raul Gonzalez (Real Madrid, Schalke 04) | 77 gola | ||
3 | Lionel Messi (Barcelona) | 76 gola | ||
4 | Filippo Inzaghi (Parma, Juventus, Milan) | 70 gola | ||
5 | Andriy Shevchenko (Dynamo Kiev, Milan, Chelsea) | 67 gola |
Golashënuesit në të mirë në histori të Ligës së Kampionëve
1 | Lionel Messi (Barcelona) | 75 gola | ||
2 | Cristiano Ronaldo (Manchester United, Real Madrid) | 75 gola | ||
3 | Raul Gonazlez (Real Madrid, Schalke) | 71 gola | ||
4 | Ruud van Nistelrooy (PSV, Manchester United, Real Madrid) | 56 gola | ||
5 | Thierry Henry (Monaco, Arsenal, Barcelona) | 50 gola |