BETEJA LOKALE
Trepça’89 arrin çerekfinalen
10 March, 2015 @15:49
Nënkampionja e Kosovës, Trepça’89 ka arritur të sigurojë çerekfinalet e Kupës së Kosovës, pasi që mposhti rivalin lokal, Trepça, pak më parë pas penalltive.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me barazim 1-1, ku ekipi i Fahredin Durakut kaloi përpara përmes një penalltie të shënuar nga Ibrahim Peci në minutën e 23-të të ndeshjes.
Mirëpo, Arlind Rashica barazoi për Trepçën në pjesë të dytë në 1-1 dhe përkundër tentimeve, e vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, ndeshja shkoi në penallti, ku më të saktë ishin të përzgjedhurit e Durakut që fituan 5-4 në fund.
Video
Golat e ndeshjes Trepça-Trepça'89
Momentet kyqe nga ndeshja Trepça-Trepça'89 e vlefshme për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll. Fituesi i kësaj ndeshjeje u kualifikua në çerekfinale të Kupës.