FFK
Kosova aplikon në UEFA
9 March, 2015 @15:27
Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, me kryetar Fadil Vokrrin dhe Sekretar Eroll Salihun janë takuar sot me kreun e UEFA-së, Michel Platini duke dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në UEFA.
Njoftimin e ka bërë të ditur FFK-ja në një komunikatë dërguar në adresën tonë, derisa në ndërkohë zyrtarët më të lartë të FFK-së janë takuar edhe zyrtarë të Departamenteve të ndryshme të UEFA-së: Ligjor, Garave, Licencimit të klubeve, etj.
Platini para mediave ka lëvduar dokumentacionin e përgatitur nga FFK, derisa ky aplikacion do të shqyrtarohet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-së për hapat përfundimtare drejt pranimit të Kosovës në shtëpinë europiane të futbollit.
Aplikimi i FFK-së në UEFA vjen pas vizitës së shefit të kabinetit të Platinisë, Theodor Theodorakis, që qëndroi në Kosovë më 16 shkurt.