VLORË
Skënderbeu merr lidershipin
8 March, 2015 @18:53
Skuadra e Skënderbeut i është kthyer vendit të parë në tabelën e klasifikimit në Kategorinë Superiore shqiptare, pasi që sot mposhti Flamurtarin në Vlorë me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm për korçarët kampionë e shënoi sulmuesi maqedon, Aco Stojkov, që erdhi këtë stinor në ekip.
Fitorja e Skënderbeut dhe humbja e liderit të deritashëm, Kukësit, në Tiranë, 2-0, ka bërë që Skënderbeu të merr lidershipin në tabelë për të vënë fuqishëm kandidaturën për titull kampioni.
KREU I TABELËS:
1 | Skënderbeu | 54 pikë | ||
2 | Kukësi | 52 pikë | ||
3 | Tirana | 50 pikë | ||
4 | Partizani | 47 pikë |