MILAN
Përsëri barazim
7 March, 2015 @23:55
Milan i Pippo Inzaghit ka barazuar përsëri. Pas barazimit me Chievon e Veronës në xhiron e shkuar, ata sonte u takuan me ekipin tjetër nga ky qytet, Hellas Verona.
Përfundimi doli të jetë i njejtë, Milan merr një pikë në fund të ndeshjes, përkundër se ishte në epërsi 2-1, pas avancimit të mysafirëve nga penalltia e veteranit shtatëgjatë, Luca Toni.
Zëvendësuesi Nicolas Lopez që hyri në ndeshje në minutën e 80-të të takimit ka qenë njeriu që barazoi rezultatin dhe prishi planet e Inzaghit për tre pikë sonte.