SPLIT
Sokoli, profesionist i vërtetë
9 March, 2015 @13:05
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi iu kthye golave me ekipin e tij Split në fundjavën që shkoi.
Cikalleshi realizoi golin e parë të ekipit të tij në fitore ndaj Slavenit, të cilën ndeshje Spliti e fitoi 2-0.
Ky ka qenë goli i parë i Cikalleshit që nga nëntori në elitën kroate, derisa kthimi i tij te golat ka gëzuar tejmase trajnerin e ekipit, Zoran Vulic.
“Sokoli është një djalosh që është profesionist i vërtetë. Ai gjithmonë qëndron pas stërvitjeve me mua për të punuar edhe më shumë, duke ditur se ka qenë në krizë të golave. Me punë, ai doli nga kriza dhe shpresoj që të na sjellë fitoret e ardhshme me golat e tij,” ka thënë Vulic për Dalmacija News.
Spliti i Cikalleshit ka shënuar fitoren e parë pas 4 xhirove dhe tash është në pozitë të gjashtë të klasifikimit të elitës kroate, 1. HNL.
Trajneri Vulic, kërkon që Spliti të sigurojë garat europiane këtë stinor, duke vënë bast mustaqet e tij për këtë arritje.
Kthimi i Cikalleshit te golat me siguri se ka gëzuar edhe trajnerin kuqezi, Gianni De Biasi, që tashmë ka ekipin në formë para ndeshjes me Armeninë në fund të muajit.
INFO:
Vulic ka qenë lojtar i Hajdukut në kohën e ish Jugosllavisë, derisa kah fundi i viteve të '80-ta të shekullitë të shkuar ka luajtur edhe për Mallorcën në Spanjë dhe për Nantesin në Francë. |