RISI TE EKIPI
Hajvalia me sigurime shëndetësore dhe webfaqe
10 March, 2015 @10:42
Drejtuesi e klubit të Hajvalisë po bëhen gati që futbollistët e tyre ti sigurojnë, në aspektin shëndetësor.
Ata do të bëhen ndër ekipet e para në vend që do tu mundësojnë lojtarëve sigurim shëndetësor, me mundësi pagese deri më 20 mijë euro për lojtar në vit.
Gjithashtu, brenda kësaj jave Hajvalia pritet të hyjë në ekipet e pakta vendore që kanë webfaqen e tyre zyrtare, ka bërë të ditur ekipi në faqen e tyre zyrtare të Facebookut.