OLIMPICO
Lazio demolon Fiorentinën dhe del në pozitën e tretë
9 March, 2015 @21:15
Lazio ka shkëlqyer sonte në duelin e xhiros së XXVI të Serie A-së ndaj Fiorentinës.
Biancocelestët kanë mposhtur thellë ekipin e Vincenzo Montellas, 4-0, derisa asnjëri nga reprezentuesit e Shqipërisë nuk u paraqit në ndeshje, as Etrit Berisha në portë, e as Lorik Cana në mbrojtje.
Lazio shënoi heret përmes Lucas Biglias, ndërsa në pjesë të dytë demoloi tërësisht ekipin vjollcë nga Firenca me anë të golave të Miroslav Kloses.
Me fitore, Lazio arrin vendin e tretë në klasifikim, derisa ka pikë të njejta me Napolin.
Përndryshe, të dyja ekipet kanë qenë në formë të mirë. Lazioja në tre ndeshjet e fundit kishte shënuar tre fitore dhe sonte radhiti të katërtën, derisa Fiorentina nuk ka humbur ndeshje në Serie A, që nga 6 janari, plotë tetë xhiro.