KUPA E KOSOVËS
Arifaj kualifikon Istogun
11 March, 2015 @15:21
Skuadra e Istogut ka shënuar fitore në përballje me ekipin e Ligës së Parë, Dukagjinin.
Në një ndeshje të ekipeve ku pjesa e parë nuk solli gol, në pjesën e dytë ka dalë në skenë sulmuesi i ekipit të Istogut, Granit Arifaj.
Arifaj shënoi me gërshërë për të vendosur fatin e ndeshjes në minutën e 60-të të takimit dhe për të kualifikuar ekipin e Nazmi Ramës në çerekfinale të Kupës së Kosovës.