RUSI
Zeniti i afrohet çerekfinales
12 March, 2015 @19:48
Skuadra ruse, Zenit St Petersburg, që erdhi nga Liga e Kampionëve në Europa League, ka arritur të mposht Torinon 2-0 sot në Rusi për të bërë hapin e madh drejt çerekfinales së kësaj gare.
Ekipi rus ka kaluar në epërsi kah fundi i pjesës së parë përmes belgut Axel Witsel, derisa në fillim të pjesës së dytë me golin e italianit Domenico Criscito kanë arritur që të sigurojnë fitoren e rëndësishme në të tetën e finales së Europa League.
Torino që nga minuta e 27-të e ndeshjes luajti me një lojtar më pak, pasi që pas dy kartonëve të verdhë u përjashtua Marco Benassi, që bëri punën më të lehtë për nxënësit e Andre Villas Boasit.
Përballja e kthimit mes këtyre dy skuadrave zhvillohet javën tjetër në Torino, ku edhe përfundimisht pritet të përcaktohet çerekfinalisti.
Zenit vs Torino 2-0 All Goals and Full… by enteritament