VOLKSWAGEN ARENA
Wolfsburgu me rikthim të madh ndaj Interit
12 March, 2015 @20:23
Ekipi më në formë i Bundesligës në fazën pranverore, Wolfsburg, ka arritur të përmbys epërsinë e Interit nga fillimi i ndeshjes që erdhi përmes Rodrigo Palacios për t’i mposhtur në fund, 3-1.
Futbollisti i ndeshjes ka qenë padyshim Kevin De Bruyne, i cili asistoi te goli i parë dhe shënoi dy të tjerë për të përmbysur italianët përfundimisht në fund të ndeshjes.
Xherdan Shaqiri është paraqitur që nga minuta e parë e ndeshjes për ekipin e Roberto Mancinit, derisa u zëvendësua në minutën e 82-të, kur ia lëshoi vendin Mateo Kovacicit.
Ndeshja e kthimit luhet në Giuseppe Meazza javën tjetër.
Kevin de Bruyne amazing free kick vs Inter… by gagan051194