PLAYER & MANAGER OF THE FEBRUARY
Kane dhe Pulis, më të mirët e shkurtit
13 March, 2015 @10:19
Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspurit, Harry Kane dhe trajneri i West Bromwich Albionit, Tony Pulis, janë përzgjedhur lojtari dhe trajneri i muajit shkurt në Premier League.
Për Kanein, ky është çmimi i dytë i tillë që po e merr këtë stinor, duke qenë se ai këtë e fitoi edhe hiç më larg se muajin e kaluar. Kane shënoi katër herë gjatë shkurtit dhe atë në fitore ndaj Arsenalit 2, në fund të ndeshje për të barazuar ndaj West Hamit dhe një tjetër në humbje ndaj Liverpoolit.
Në anën tjetër, Pulis, që morri drejtimin e WBA-së në janar, ka kaluar një muaj pa humbje me ekipin e tij, që ka bërë atë të përzgjidhet trajneri i muajit. Rezultatet e Pulisit në shkurt me WBA-në: Burnley-WBA 2-2, WBA-Swansea 2-0, Sunderland-WBA 0-0 dhe WBA-Southampton 1-0.
NDESHJET E RADHËS DHE TABELA AKTUALE