TË LËNDUARIT
Berisha e Rashani, kontrollohen pas lëndimit
13 November, 2015 @19:55
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ilir Berisha, u lëndua që në fillim të ndeshjes, ndërsa sulmuesi Elbasan Rashani pas golit të shënuar.
Sidoqoftë, pas kontrollimit të bërë në spitalin amerikan në Prishtinë, është bërë e ditur se dyshja në fjalë nuk ka lëndim serioz dhe bëhet fjalë për një zgjatje të muskulit, që pritet të shërohet brenda disa ditëve.
Dyshja në fjalë tash i është bashkuar përfaqësueses në hotelin ku po qëndrojnë.