KAPITENI
Cana u befasua nga Celina
13 November, 2015 @17:24
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Lorik Cana, kapiten i Shqipërisë ka thënë se është befasuar nga loja e mirë e sulmuesit të Kosovës Bersant Celina, edhe pse një gjë e tillë sipas tij ka qenë e pritur pasi që nuk është lehtë që në këtë moshë të jesh pjesë e Manchester Cityt.
“Celina më befasoi. Në fakt, edhe nuk është për t’u befasuar pasi që në një moshë të tillë të luash për Manchester Cityn, tregon shumë,” ka thënë Cana kur u pyet për të veçuar ndonjë lojtar të Kosovës.
“Gjithashtu, Bernard Berisha dhe Loret Sadiku kanë dëshmuar veten në këtë ndeshje shumë,” ka shtuar kapiteni kuqezi që ka qenë i aplauduar me ovacione gjatë gjithë ndeshjes.