NDËR MË TË MIRËT
Kemi treguar karakter, kemi ekip
13 November, 2015 @19:48
Sulmuesi i ri i Manchester Cityt, Bersant Celina, ka shënuar golin e parë të tij sot për Kosovën nga penalltia.
Ai është treguar shumë gjakftohtë në ekzekutim të 11 metërshit duke shënuar në portën e Etrit Berishës për të barazuar rezultatin në 1-1.
“Kemi treguar ndeshje të fortë dhe karakter. Kemi mundur të shënojmë edhe disa gola, por nuk na deshti fati. Derisa mund të matemi me një përfaqësuese si Shqipëria që është kualifikuar në EURO 2016, atëherë ka shpresa për ekipin tonë, jemi ekip i mirë. Shpresoj që të shënojë ende,” ka thënë ai pas ndeshjes për gazetarët.
Celina ka pasur edhe disa raste tjera në ndeshje, ndërsa ka bërë edhe disa depërtime tepër të bukura përreth mbrojtjes shqiptare, për të treguar aftësitë e tij.
Për më tepër, Celina ka qenë për gjatë gjithë ndeshjes në fushë, duke treguar edhe energjinë e madhe të tij në lojë.