Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Bernard Berisha: Mos më ftoni nëse mendoni se i kam bërë atë gjest trajnerit

Bernard Berisha: Mos më ftoni nëse mendoni se i kam bërë atë gjest trajnerit


6 September, 2020 @23:55

Golashënuesi i vetëm i Kosovës në përballjen ndaj Greqisë, Bernard Berisha, bëri një gjest josportiv pas golit të shënuar, duke gjestikuluar me dorë në shenjë “po flisni shumë”...

Edhe pse në të gjitha mediat u pyet nëse gjesti i tij i ishte drejtuar trajnerit Bernard Challandes për shkak të mosaktivizimit të tij në fushë për gati dy vitet e fundit me Kosovën, ai e ka mohuar këtë.

“Shumëkush mendon që gjesti im ishte në drejtim të trajnerit. Nëse dhe trajneri mendon ashtu, atëherë të mos më ftojë dhe të më pezullojë për shkak të disiplinës që nga ndeshja tjetër. Nuk kam luajtur asnjë minutë prej dy vitesh dhe askush si unë nuk e di si jam ndjerë. Jam gjithmonë i gatshëm të luaj si ushtar për Kosovën, sa herë të nevojitet prezenca ime,” ka thënë Bernard Berisha pas ndeshjes, duke postuar këtë deklaratë në llogarinë e tij të Facebookut menjëherë pas ndeshjes.

Në anën tjetër Challandes në konferencë për shtyp ka bërë të ditur se menjëherë pas ndeshjes ka folur me Bernardin dhe i ka bërë të qartë se ai nuk i toleron sjelljet e tilla dhe se duhet respektuar trajnerin edhe nëse merr vendime të gabuara.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve