Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Bersant Celina: Japim maksimumin

Foto: FFK

Bersant Celina: Japim maksimumin


23 September, 2022 @18:56

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, që do të luajë për herë të parë nën urdhërat e përzgjedhësit të ri të Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se ekipi është përgatitur mjaft mirë gjatë javës për këtë ndeshje dhe ata do ta japin maksimumin për të arritur rezultat.

Në konferencën për shtyp, që posa përfundoi në Belfast, Celina gjithashtu ka shtuar se është i lumtur që po kthehet në Britani të Madhe për një ndeshje futbolli.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

“Ndihem i lumtur që vij prapë në Britani të madhe për të luajtur futboll. Bashkë me ekipin kemi punuar gjatë gjithë javës për tu përgatitur sa më mirë për këtë ndeshje. Këto ndeshje janë kënaqësi dhe ne do të japim maksimumin në to,” ka thënë ndër të tjera Celina.

Ai është pyetur edhe se a kanë menduar që do të përfundojnë të parët në grup, kur u hodh shorti fillimit, ndërsa Bersanti ka thënë se po, prandaj edhe janë paksa të zhgënjyer.

Gjithashtu Celina ka shtuar se duke njohur pasionin që kanë për futboll këtu, pret një ndeshje të vështirë, ndërsa ata do të na bëjnë presion për rezultat dhe do të jenë agresiv në ndeshje, duke ditur fizikalitetin e tyre.

Grupin përndryshe e ka fituar Greqia. Ndërsa Kosova luan për të ruajtur pozitën e dytë dhe të mbledhë pikë për ngritje në renditjen e FIFA-së para shortit për EURO 2024.

Përballja Irlanda Veriore - Kosova zhvillohet nesër në Windsor Park të Belfastit dhe nis në ora 18:00 me kohën tonë lokale.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve