PAS FINALES
Besa e Llapi në procedurë disciplinore
2 June, 2017 @19:29
Finalistët e Kupës së Kosovës, Besa dhe Llapi, kanë të inicuar procedurë disciplinore nga FFK-ja pas ndeshjes së zhvilluar në Riza Lushta të Mitrovicës.
INICIME TË PROCEDURËS DISCIPLINORE:
1. Ndaj KF “Llapi“ (motivi - shkaku i hedhjes së mjeteve piroteknike dhe shisheve pvc në drejtim të fushës para fillimit të ndeshjes dhe të njëjtën gjë e kanë përsëritur në minutat 48, 92 dhe 93) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.
2. Ndaj KF “Besa“ (motivi - hedhja e flakadanëve dhe mjeteve piroteknike në fushë gjatë ndeshjes dhe pas festimit të golit) sipas personave zyrtar të ndeshjes.
Komisioni i Garave të FFK-së ka bërë të ditur se të dyja skuadrat kanë të drejtë anekesë në këtë, deri në tre ditë pas publikimit të njoftimit.