ENES UNAL
Villareal zyrtarizon talentin turk të Cityt
2 June, 2017 @10:08
Sulmuesi i ri turk, Enes Unal, është anëtari më i ri i Villarealit, për një shumë të raportuar në media prej 14 milionë eurove.
Unal, që deri dje ka qenë lojtar i Manchester Cityt me letra, stinorin e kaluar e kaloi si huazim te Twente, si bashkëlojtar i Bersant Celinës.
Sulmuesi 20 vjeç shënoi 19 gola në 33 ndeshje për Twenten në stinorin që përfundoi.