Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA 1-0 A&N

Besa fiton dhe ndez luftën për mbijetesë

TOPSPORTI/ D. S.

Besa fiton dhe ndez luftën për mbijetesë


15 April, 2022 @16:12

Skuadra pejane, Besa, ka arritur që të dalë fituese në përballjen e sotme të zhvilluar ndaj ekipit prizrenas, A&N.

Një gol i vetëm ka vendosur ndeshjen sot. Ndërsa pas pjesës së parë të kaluar pa gola të shënuara, ka qenë Valon Azemi që ka tundur portën e prizrenasve për t’ia sjellë fitoren e madhe ekipit të tij.

TABELA AKTUALE

Në fund, Besa 1-0 A&N [Valon Azemi 73’].

A&N në këtë ndeshje nuk ka qenë me kryetrajnerin e deritashëm, me të cilin u ndanë në mesjavë.

E fitorja e Besës tashmë ka barazuar pikët e pejanëve me ata të Drenasit, pesë xhiro para fundit të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë