MIQËSORE

Besa kundër Shkupit
24 July, 2015 @20:10
Skuadra e Besës ka siguruar miqësoren e parë, në kuadër të përgatitjeve për stinorin e ri.
Ekipi i trajnerit Arbnor Morina do të përballet me skuadrën e Shkupit, në ndeshjen e cila do të zhvillohet të dielën më 26 korrik në ora 17:30 në stadiumin e Çairit.
Ndryshe nga Besa që do ta zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese, kjo për skuadrën shkupiane do të jetë ndeshja e pestë kontrolluese.
Skuadra e Shkupit sivjet është inkuadruar në ligën elitare të Maqedonisë, për t’u bërë skuadra e tretë shqiptare në elitë pas Shkëndijës dhe Renovës.