FUTSALL
Besa mban stërvitjen e parë në Ulqin
26 February, 2017 @13:23
Përmes një njoftimi të dërguar te Borozani.com, klubi i futsallit ‘Besa’ ka Peja ka njoftuar se skuadra pejane e ka mbajtur stërvitjen e parë në Ulqin, ashtu siç u paralajmërua.
“Pasi që klubi është akomoduar në hotelin ‘Continental’ në Ulqin nën udhëheqje të trajnerit kondicional Afrim Belegu, lojtarët kanë mbajtur edhe stërvitjen e parë ku u pa një angazhim maksimal dhe një vullnet i jashtëzakonshëm nga të gjithë. Edhe përkunder rrugëtimit të gjatë që klubi ka pasur mbrëmë deri në arritjen e tyre në Ulqin, lojtarët iu përgjigjen kërkesës së trajnerit Belegu për stërvitje. Mundësinë që kryesia e klubit Besa në futsall ju ka krijuar lojtarëve dhe stafit që të vazhdojnë përgatitjet fizike (fazën e fundit) në Ulqin, dëshmon edhe një herë profesionalizmin dhe krijimin e kushteve maksimal për punë dhe vizionin që ne kemi për një afat më të gjatë e që na dallon nga të gjitha klubet tjera në Kosovë.
Klubi në Ulqin do jetë për 5 ditë, konkretisht deri me datën 03.03.2017 kur edhe do kthehet në Kosovë per të marrë pjesë në turneun tradicional kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, i cili do mbahet me datat 4/5 Mars në Prishtinë.” - shkruan në njoftimin e dërguar klubi pejan.