ARGJEND BEQIRI, TRAJNER I FERIZAJIT
Rezultat pozitiv, ndeshje taktike
25 February, 2017 @17:57
Trajneri i ri i Ferizajit, Argjend Beqiri, ka debutuar sot në Superligë me ekipin e tij, duke nxjerrë një pikë si vendas ndaj Prishtinës.
Në deklaratën e tij pas ndeshjes, ish-ndihmës trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë ka thënë:
“Nuk diskutohet, Prishtina është ekip mjaft i fuqishëm dhe normal me shumë traditë e suksese dhe pretendon për kampion. Dhe ne taktikisht e kemi analizuar disa ndeshje që i ka luajtur në fazën përgatitore dhe në stinorin vjeshtor dhe besoj se pikat e kryesore të forta dhe të rrezikshme që i kanë ia dolëm t’i ndalëm. Dhe kur luan kështu, nuk mund të presësh, nga të dy anët, shumë raste për të shënuar. Prandaj, ishte ky rezultat real për dy skuadrat. Ne në përgjithësi kemi shumë ndryshime nga vjeshta dhe me ndeshjet në fazën përgatitore dhe Kupë, kemi treguar që futbollistët kanë karakter të fortë dhe kjo në futboll vlen shumë dhe mund të nxjerrësh rezultat pozitiv. E rezultat pozitiv është edhe kjo pikë e madhe me Prishtinën dhe më meritorët për këtë janë futbollistët.” (deklarata është dhënë për faqen zyrtare të Prishtinës)