LIRIDON FETAHAJ
Hat-tricku i parë i vitit dhe i pari për Lirinë
25 February, 2017 @15:32
Sulmuesi i Lirisë, Liridon Fetahaj, ka shënuar hat-trickun e parë të vitit 2017 në Superligë. Ai ka gozhduar portën e Hajvalisë tre herë sot në përballjen e parë të stinorit pranveror dhe të XIX në përgjithësi të stinorit.
Fetahaj, gjithashtu mban epitetin e golashënuesit më të mirë të Lirisë aktualisht si dhe njeriut që shënoi hat-trickun e parë të stinorit nga bardhezinjtë e Prizrenit.
Në total, Fetahaj mban pozitën e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të Superligës me 6 gola të shënuara këtë stinor.