FERONIKELI - TREPÇA
Feronikeli deklason Trepçën, merr vendin e dytë
25 February, 2017 @14:55
Pas eliminimit nga Kupa, Feronikeli i është rikthyer fitoreve në takimin hapës të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.
Kampioni në fuqi i Kosovës e filloi ndeshjen shumë mirë, me Labinot Osmanin që shënoi një supergol nga goditja e dënimit. Rastet vazhduan edhe më tutje, mirëpo pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.
Në pjesën e dytë, Feronikeli shënoi edhe 4 herë, për ta mbyllur kështu takimin me fitore të thellë 5-1 dhe për t’i treguar ‘dhëmbët’ me të filluar pjesa e dytë e sezonit. Golashënuesit e pjesës së dytë ishin Mendurim Hoti (2),Mark Milicaj dhe Yll Hoxha. Golin e nderit për mitrovicasit e shënoi Enis Zabërgja në minutën e 88’
Me Prishtinën e Llapin që lëshuan pikë sot, fitorja e ngrit ‘Niklin’ në vendin e dytë, prapa ‘89-shit lider. Në anën tjetër, kjo humbje ia komplikon edhe tepër punët në luftën për mbijetesë Trepçës.