HAJVALIA - LIRIA
Fetahaj hat-trick, Liria triumfon si mysafire
25 February, 2017 @14:55
Sulmuesi më i mirë i Lirisë së Prizrenit, Liridon Fetahaj, ka qenë në element sot duke shënuar hat-trick për ekipin e tij në fitore ndaj Hajvalisë, për t’ia nisur mbarë pranverës në Superligë.
Liria ka triumfuar në Kishnicë 4-2 duke e mposhtur Hajvalinë dukshëm më të dobësuar sesa që ishte në vjeshtë.
Sidoqoftë, fitorja nuk ka qenë e lehtë për bardhezinjtë. Përkundër epërsisë së Lirisë, Hajvalia barazoi para fundit të pjesës së parë për të shkuar skuadrat në pushim, 1-1.
Ndërsa në pjesë të dytë, Liria u ndez nga Fetahaj i disponuar për të ngritur dhe thelluar epërsinë dhe të sigurojë fitoren 2 golëshe në fund.
Me këtë fitore Liria mban pozitën e shtatë, aty ku ishte edhe në pushim dimëror, por tash më afër pjesës së epërme me pikë. E Hajvalia, duket se vështirë do të mbijetojë stinorin.