LUTZ LINDEMANN, TRAJNER I PRISHTINËS
Rastet e humbura, kushtuan
25 February, 2017 @18:01
Trajneri gjerman i Prishtinës, Lutz Lindemann, ka thënë se rastet e humbura i kushtuan ekipit të tij sot në duel ndaj Ferizajit.
Në deklartën e tij pas ndeshjes ai ka thënë:
”Është pak që kemi fituar një pikë edhe pse e kemi ditur që Ferizaj do të tentonte të nxjerrje maksimumin, por kur humb dy raste nga dy-tre metra, atëherë duhet pajtuar edhe me një pikë të fituar. Edhe para se të vija unë Prishtina pak gola ka shënuar dhe problemin e shoh më shumë individual sikurse rastet e humbura sot e që nuk do të duhej të ndodhte kjo nga një sulmuesi si Khalid dhe si mund ta ushtrosh ta shtysh topin në rrjetën e zbrazët nga dy-tre metra.” (deklarata është dhënë për faqen zyrtare të Prishtinës)