DUELI SHQIP NË ITALI
Etrit Berisha mban portën e sigurt edhe ndaj Napolit të Hysajt
25 February, 2017 @20:26
Në duelin e pasdites së vonshme ndërmjet Napolit dhe Atalantës, ka shënuar fitore ekipi nga Bergamo.
Etrit Berisha përsëri ka mbajtur të paprekur portën e tij, duke mos lejuar që të shënojnë asnjëri nga artileria napolitane.
Ndërsa ekipi i tij ka shënuar fitore tepër të rëndësishme si mysafir, 0-2, me golat e Mattia Caldaras.
Elseid Hysaj ka qenë 90 minuta në fushë te Napoli, ndërsa është ndëshkuar në minutën e 40-të edhe me karton të verdhë.
Etrit Berisha, gjithashtu është zverdhur, në minutën e 77-të në fitore të skuadrës.