S'KA TITULL
Besa vazhdon ëndrrën, mposhtet Ferronikeli
31 May, 2015 @17:49
Një gol i vetëm dhe shumë raste janë parë sot në Pejë, në superderbin, Besa - Ferronikeli.
Sulmuesi prizrenas i Besës, Fatih Karahoda, ka shënuar një super gol në minutën e 57-të të ndeshjes për t’ia sjellë fitoren ekipit të drejtuar nga Arbnor Morina.
Me këtë fitore, Besa i afrohet në tre pikë Ferronikelit, në klasifikim.
Ferronikeli kishte shënuar një gol përmes Xhevdet Shabanit në fillim të ndeshjes, por u anulua nga referi me pretekst të pozitës jashtë loje.
Në pjesë të dytë, Florent Papuqi i Besës, pas një fauli u fjalos me referin Bajram Gashi dhe brenda minutës, morri dy të verdha, për të lënë ekipin e tij me 10 veta në fushë në momentet kyqe të ndeshjes.
Sidoqoftë, Besa arriti të mbajë rezultatin dhe të sigurojë tre pikët e radhës, derisa Ferronikeli ka shënuar humbjen e parë pas 5 fitoreve me radhë në Superligë.
Në xhiron e fundit, Besës i duhet fitorja, derisa Ferronikeli do ta kërkojë pikën e vetme për titull, që nuk erdhi në këtë xhiro.