BESART BERISHA
Besart Berisha merr leje nga FIFA për të luajtur me Kosovën
4 November, 2016 @12:47
Sulmuesi i suksesshëm kosovar, Besart Berisha, më në fund ka marrë lejen nga FIFA për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës.
Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka bërë të ditur për Kohën Ditore se Berisha tashmë është pajisur me lejen e FIFA-s.
Megjithatë ai nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësin Albert Bunjaki për ndeshjen me Turqinë që do të zhvillohet më 12 nëntor.
Bunjaki do të fillojë të llogaris tek sulmuesi 31 vjeçar vetëm në vitin e ardhshëm, përkatësisht në ndeshjen e parë të 2017-ës, që luhet më 24 mars kundër Islandës.
Berisha më parë ka pasur 17 paraqitje me kombëtaren e Shqipërisë dhe për këtë arsye, leja nga FIFA ka qenë e domosdoshme për t’iu bashkuar Kosovës.