Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QENDËRMBROJTËSI SHKUPJAN

Besart Krivanjeva zyrtarizohet te Struga

Besart Krivanjeva zyrtarizohet te Struga


13 January, 2023 @11:28

Futbollisti i deritashëm i Gjilanit, Besart Krivanjeva, është zyrtarizuar te skuadra e Strugës. Krivanjeva që erdhi nga Egnatia e Rrogozhinës në verë të Gjilani, pas gjysmëstinorit të kaluar në Superligën e Kosovës edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i ri i ekipit pranë burimit të Drinit të Zi.

Qendërmbrojtësi 182-centimetra i gjatë i lindur në Shkup, më parë ka luajtur te Shkupi, para se të kalojë te Egnatia. Ndërsa pas krizës financiare te Gjilani gjatë vjeshtës, ai ka ndërruar ambient këtë janar, ku ka kaluar si lojtar i lirë.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem në futbollin vendor, e për më tepër që do jem pjesë e një klubi shumë mirë të organizuar me ambicie të larta. Të gjithë e dimë ecurinë e Struga Trim Lum dhe mund të them se kjo skuadër duhet të jetë modul edhe për të tjerët se si arrihet deri te suksesi. Pikërisht këto detaje bënë që unë të ju them ‘PO’, me shpresë se në fund së bashku do arrijmë objektivin,” ka thënë Krivanjenva 26-vjeçar gjatë prezantimit të tij si lojtar i ri i struganëve.

Struga përndryshe garon në elitën e futbollit verimaqedonas, ndërsa aktualisht është lider i ligës me 3 pikë mbi Shkupin në renditje tabelare. Struga ka 37 pikë dhe është lidere, Shkupi si i dyti është i dyti me 34, pasuar nga Shkëndija me 28 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga