SUPERLIGA TURKE

Besiktasi befasohet nga Fatih Karagumruk
11 May, 2021 @22:12
Lideri i Superligës Turke, Besiktas, sonte është befasuar nga Fatih Karagumruk, duke u mposhtur me rezultat 1-2.
Andrea Bertolacci shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e 39’, kurse rezultatin e barazoi Rachid Ghezzal (54’).
E goli i epërsisë erdhi nga Fabio Borini në minutën e 80’, që mjaftoi për fitore.
Besiktasi për momentin ende është në krye të tabelës, por pikët u barazuan me Galatasarayin në 81 dhe gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit.
TABELA AKTUALE
1.Besiktas 81p
2.Galatasaray 81p
3.Fenerbahce 79p