GRUPI J

Besnik Hasi përmbys Tottenhamin
22 October, 2015 @21:11
Edhe pse Tottenham kaloi heret në epërsi përmes mesfushorit të shquar danez, Christian Eriksen, kampioni belg i drejtuar nga gjakovari Besnik Hasi ka arritur të ritkthehet dhe të fitojë ndeshjen ndaj ekipit qindra milionësh anglez.
Guillaume Gillet barazoi shpejtë, derisa 15 minuta para fundit të ndeshjes ish lojtari i Sampdorias, Stefano Okaka Chuka ka shënuar për fitoren e Anderlechtit, që ka qenë fitorja e parë në Grupin J të Europa League për ekipin e Hasit.
Tash Anderlecht ka pikë të njejta me Tottenhamin, derisa Grupi J është shumë i ngushtë dhe deri në fund pritet të luftohet për dy vendet e para që çojnë tutje.
Anderlecht 2 - 1 Tottenham Hotspur - Goals… by Pathmanathan_Cumanan
TABELA E GRUPIT J:
1 | Monaco | 5 pikë | 3 ndeshje | |
2 | Tottenham | 4 pikë | 3 ndeshje | |
3 | Anderlecht | 4 pikë | 3 ndeshje | |
4 | Qarabag | 3 pikë | 3 ndeshje |