ZYRTARE

REUTERS
Besnik Hasi, trajner i Anderlecht
10 March, 2014 @14:23
Disfata e nëntë e stinorit mbrëmë për Anderlechtin, ka qenë e pakapërdishme. Kështu, drejtuesit e ekipit të famshëm belg kanë marrë vendim që të shkarkojnë trajnerin e deritashëm të ekipit, John Van Den Brom.
Hasi zgjidhje e shpejtë
Me shkarkimin e Van Den Bromit, në vend të tij ka ardhë ish futbollisti i tyre Besnik Hasi, që deri më tani ka punuar si asistent i holandezit 47 vjeçar.
Ish reprezentuesi i kombëtares shqiptare, gjakovari Hasi, ka qenë futbollist i Anderlechtit nga viti 2000 deri në vitin 2006. Ai i është bashkuar stafit të trajnerëve të klubit në vitin 2008 dhe detyra e parë e tij do të jetë që të kthejë ekipin në rrugën e fitoreve.
Superfuqia europiane në kolaps
Anderlecht, kampion i shumëfishtë belg dhe fuqi europiane në vitet 1975 - 1985 ka shënuar vetëm tre fitore në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, derisa humbja e mbrëmshme nga Leuven që po lufton për mbijetesë - ka qenë e patolerueshme për drejtuesit.
Anderlecht është aktualisht në vendin e tretë në Pro League të Belgjikës, pas Standardit dhe Bruggeit. Ata kanë 12 pikë më pak se lideri Standard.